Mauricio Pochettino është një hap larg konfirmimit në krye të Chelsea-t. Në përfundim të këtij sezoni, ish trajneri i Tottenham dhe PSG do të marrë drejtimin e klubit londinez, për këtë nuk kanë asnjë dyshim mediat angleze.
Daily Mirror, shkon edhe më tej, duke zbuluar lëvizjet e para të teknikut argjentinas. Sipas të përditshmes angleze, Pochettino do të vlerësojë rikthimin e Lukakut, me belgun që i përfundon huazimi tek Inter në fund të këtij sezoni.
Në grupin aktual të Chelsea-t nuk ka një qendërsulmues, për këtë arsye, Pochettino do ta vlerësojë me qetësi opsionin për rikthimin e Lukakut. Nuk janë të qartë drejtuesit e Interit nëse do të futen në negociata me Chelsea-n për të zgjatur huazimin e belgut me një tjetër vit.