Mijëra qytetarë polakë kanë grumbulluar para për blerjen e një droni turk Bayraktar për Ukrainën.
Në kohë rekord, polakët kanë arritur të mbledhin plot 2 milionë euro, aq sa kushton një dron i vetëm turk.
Edhe në Lituani u organizua një fushatë e tillë duke arritur të mbledhin plot 5.9 milionë euro, por i prekur nga gjesti i tyre, prodhuesi turk i TB2 vendosi ta dhurojë dronin.
Paratë e mbledhura u përdorën për blerjen e raketave për dronin.