Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me rrëzimin e qeverisë në Sri Lanka dhe Presidentit, si pasojë e protestave masive të nxitura nga rritja e çmimeve dhe mungesa e karburantit.

Përmes një postimi në facebook, ish-kryeministri nderon protestuesit të cilët sipas tij ngadhënjyen mbi vjedhjen dhe korrupsionin e qeveritarëve të vendit.

Berisha ka ndarë dhe pamjet nga protesta masive, e cila tregon momentin kur protestuesit futen në godinën e shefit të qeverisë.

POSTIMI I PLOTË

Vjedhja me çmimin e naftës permbys qeverinë hajdute dhe presidentin në Sri Lanka. Nderim protestuesve që ngadhënjyen mbi vjedhjen dhe korrupsionin e qeveritarëve të vendit.

Ndiqeni videon dhe lexoni tekstin mbi zhvillimet e revolucionit anti vjedhje ne Sri Lanka! sb

“Sri Lanka, sulmohet nga protestuesit rezidenca presidenciale ne Colombo. Presidenti Rajapaksa eshte larguar dhe sipas burimeve vendase “ndodhet ne vend te sigurte dhe i mbrojtur nga njesia ushtarake”

Dhjetera mijera njerez kishin mberritur te premten dhe te shtunen ne kryeqytet dhe protestuar duke kerkuar doreheqjen e presidentit, i konsideruar pergjegjes per krizen ekonomike qe ka pushtuar vendin, me nje inflacion rekord, mungese karburanti, energjie elekrike dhe ushqimesh.

Presidenti eshte derguar ne nje vend te sigurt, thone burime nga ministria e Mbrojtjes duke theksuar se “ai eshte ende president dhe mbrohet nga njesia ushtarake”. Kryeministri ka thirrur mbledhjen urgjente te qeverise. Qindra qytetare kane kapercyer kangjellat dhe kane pushtuar zyrat e Presidences. Policia perdori gaz lotsjelles por nuk mundi dot ti zmbrapste ata.

Te premten qeveria dekretoi shtetrrethinin ne menyre qe te dekurajonte protestuesit, por kjo mase u terhoq pas protestave te partive opozitare, organizatat per te drejtat e njeriut etj.”, shkruan berisha në facebook.