Në shtëpinë e Barcelonës fryn sërish erë polemikash dhe edhe sërish në qendër të tyre është Leo Messi. Këtë herë “ylli” i skuadrës bën lajm teksa shfryhet pas rikthimit në klub në përfundim të impenjimeve me Argjentinën. “Jam i lodhur duke qenë gjithmonë problemi i gjithçkaje në klub”. Janë këto fjalët e Messit, por cili është shkaku i këtij reagimi?
Messit nuk i kanë pëlqyer aspak disa shigjeta në drejtim të tij, nga-ish menaxheri i Antoine Griezmannit, që në ditët e fundit e ka akuzuar se kushtëzon fort situatën në dhomat e zhveshjes “blaugrana”.
Eric Olhats u shpreh se “Antoine ka mbërritur në një klub me probleme serioze, ku Messi kontrollon gjithçka. Si perandor apo si monark nuk e ka parë me sy të mirë mbërritjen e Griezmannit. Messi ia ka bërë të qartë diçka të tillë me sjelljen e tij. Është si një rregjim terrori, ose je me të ose kundër tij”.
Pas deklaratës së ish-menaxherit, i ka mbajtur ison edhe vëllai i nënës së Griezman, Emanuel Lopez, që shtoi zërat për një kontradiktë mes nipit të tij dhe Messit, duke deklaruar: “Ka gjëra që ende nuk mund të llogariten, por në përgjithësi Barcelona nuk funksionon.
Stërvitjet bëhen për t’i pëlqyer ndonjërit aty. Është evidente që nuk funksionon. Antoine ka nevojë për të punuar, ndërsa të tjerë nuk kanë nevojë të bëjnë sforco të mëdha për t’u përkufizuarsi të aftë. Me Griezmannin është e kundërta, i duhet shumë impenjim për të treguar se është i aftë”.