Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu mikun e Jurgen Dukës, që mbeti i vrarë në market, disa ditë më parë në kryeqytet.
Ka qenë prokurori që ka kërkuar lirimin e Orgest Drazhit nga qelia, duke vendosur ndaj tij vetëm masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.
Gjykata arsyeton se nuk mund të marrë një masë më shtrënguese sesa ajo e kërkuar nga prokuroria.
Drazhi u arrestua me akuzën e moskallëzimit të krimit, ndërkohë që për vrasjen mbetet në kërkim efektivi i policisë Arbër Sula.
“Duke ju uruaj nje dite te mbare, ju bej me dije se lidhur me masen e sigurimit ne ngarkim te shtetasit Orgest Drazhi, seanca eshte zhvilluar diten e djeshme date 16.12.2021, me prokuror te çeshtjes Petrit Hysi dhe gjyqtare Oltjona Goxha.
Ne perfundim te gjykimit me kerkese te prokurorise dhe ne baze te nenit 244/3 te K.Pr.Penale ku percaktohet se gjykata nuk vendos dot nje mase sigurimi me te rende se ajo e kerkuar nga ana e prokurorit, gjykata vendosi caktimin e mases se sigurimit “Detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqesore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Tiranës.
fax