Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për veprën penale “Dhuna në familje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 44 vjeç, banues në Elbasan, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte bashkëshorten e tij; Specialistët e për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 39 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij.

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasit: -I. M., 61 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje” pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij; -A. M., 36 vjeçe, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka dëmtuar me mjet prerës bashkëshortin e saj. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme./Egnatia news