Pas një aksioni policor të shtrirë në Qafë-Kashar, është ndaluar me makinë të blinduar Ramazan Rraja, nipi i deputetit të Partisë Sociaiste, Rrahman Rraja.
Ramazan Rraja është një emër i njohur nga policia, pasi është akuzuar për disa ngjarje, për trafik droge apo dhe për masakrën e Fushë-Krujës, ku u ekzekutuan me rreth 100 plumba kallashnikovi tre të rinjtë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.
Për akuzat në fjalë, Rraja u shpreh për mediat se sulmohej pasi ishte nip i deputetit të PS, duke mohuar kategorikisht lidhjen me ngjarjen.
Policia e Tiranës po kryen kontrolle verifikime për mjete të blinduara, ndërsa krahas Rrajës, janë shoqëruar edhe persona të tjerë. Aktualisht Rraja është dërguar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranë, ku dhe po merret në pyetje.