Një banor i Tiranës është shpallur në kërkim pak pas videos së publikuar në JOQ ku ata godasin të moshuarin afër një stacioni autobusi.

Sipas asaj cfarë shkruhet në përshkrimin e videosm 4 ditë më parë në Astir, ka ndodhur një sherr midis shoferit të autobusit dhe një pasagjeri (i moshuari që goditet), i cili ishte duke zbritur nga autobusi, kur dera mbyllet me shpejtësi duke zënë nipin e tij 7 vjeçar (djali që qan).

Në debat e sipër i moshuari tenton të godasë shoferin, pasi i ishte dëmtuar nipi, por dy të rinjtë e godasin të moshuarin, duke e shtyrë dhe ofenduar gjithashtu.

Policia ka identifikuar dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. N., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. S., 31 vjeç, banues në Tiranë.