Tiranë
Vihen në pranga 4 shtetas për vepra të ndryshme penale
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve B. M., 62 vjeç dhe K. Q., 64 vjeç, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. Th., 31 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. N., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.