Policia Tiranë:

Vihen në pranga 9 shtetas, dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin S. H., 31 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve B. S., 49 vjeç dhe A. S., 35 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj shtetasit M. Ç., 34 vjeç.

Specialistët për Qarkullimin Rrugor bënë arrestim në flagrancë të shtetasve:

– E. B., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi;

– E. R., 39 vjeç, E. Gj., 59 vjeç, A. D., 40 vjeç, E. K., 35 vjeç, A. P., 44 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin V. L., 55 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin L. I., 42 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasit G. H., 25 vjeç dhe G. H., 20 vjeç (vëllezër), për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte shtetasit A. B., 45 vjeç dhe A. Ç., 30 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.