Duket se policia e shteti nuk ka kursyer as gazetarët në protestën kundër rritjes së çmimit të naftës ditën e djeshme në Tiranë.

Kështu, ata kanë dhunuar edhe një gazetare te JOQ, e cila ka përfunduar në spital me disa dëmtime të në trup.

Vetë gazetarja, Nertila Zef Haxhia shprehet se ka shembje dhe se është goditur duke mos bërë asnjë veprim antikushtetues.

Ajo shton se e kanë goditur dy burra, policë të shtetit të saj dhe prandaj sot do të dalë si aktiviste në protestë dhe jo si gazetare,

“Pas pamjeve live qe keni ndjekur, Flm per shqetesimin tuaj me sms. Sipas grafive qe me bene, rezulton se kam pesuar shembje nga grushtat dhe shkelmat e policeve. Stafi i spitalit te traumes u kujdes menjehere per mua dhe gjendja ime eshte mire. Falenderoj policine per kete frymezim qe po me jep! Te gjitha pamjet jane te dy rasteve ku policia me ka goditur, nuk kam qene duke bere asnje lloj veprimi antikushtetues. Heren e pare me nje goditje ne kraheror. Heren e dyte me gjuajten shkelma kembeve kur po kujdesesha te merrja nje vajze perdore qe po e shtypnin turma e policeve. Nesër ne oren 11:00, do te jem serish ne krye te detyrës sime!

Ne fakt, eshte hera e pare ne jete qe me godet nje burre! E verteta asht se me goditen dy burra. Pikerisht burrat e policise se shtetit tim. Nuk kam provu kurre as shpullen e nje burri ne 33 vite jete. Mesa duket duhet te le mikrofonin e gazetares neser, e te jem vetem aktiviste! Pergjigjen policeve qe me goditen, ua jap neser para Kryeministrise, ne megafon. Dhunesit e grave, jane misioni im me i madh ne jete, edhe sikur te vdes duke me vra nje burre! MJERANE! Me dhimbseni!”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fnertila.marku.5%2Fposts%2F5639799839380682&show_text=true&width=500