Policia e Durrësit, ka arrestuar 8 persona për vepra të ndryshme penale. Në pranga kanë rënë shtetasit: K. F., 48 vjeç (i shpallur në kërkim), L. L., 41 vjeç, banues në Tapizë, Krujë, dhe N. Xh., 47 vjeç, I. H., 46 vjeç,
Gjithashtu për shkelje të rregullave të qarkullimit janë arrestuar: S. F., 62 vjeç, P. M., 36 vjeç dhe K. H., 45 vjeç, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
E. X., 19 vjeç, banues në Krujë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Njoftimi i Plotë nga policia e Durrësit:
Vihen në pranga 8 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim K. F., 48 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndotja e ajrit”, shtetasit L. L., 41 vjeç, banues në Tapizë, Krujë, dhe N. Xh., 47 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, pasi janë kapur duke hedhur materiale inerte në sipërfaqe të ndryshme toke.
Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi I. H., 46 vjeç, banues në Manëz, Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke djegur një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit S. Gj.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:
S. F., 62 vjeç, P. M., 36 vjeç dhe K. H., 45 vjeç, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
E. X., 19 vjeç, banues në Krujë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.