Elbasan Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin R. V., 58 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar një mjet prerës i ngjashëm me bajonetë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – N. N., 21 vjeç, pasi ditën e djeshme, në fshatin Vidhas, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin B. B.; –
B. Xh., 43 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme./Egnatia news