DVP Elbasan / Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjëndje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. S., 36 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasen R. M., 55 vjeçe, pasi u konstatua se kishte ndërtuar një objekt pa lejen përkatëse, në tokën në pronësi të saj.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. Z., 25 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi automjeti që drejtohej nga 25-vjeçari, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin I. K., 30 vjeç, banues në Elbasan. I dëmtuari, shtetasi I. K. ndodhet aktualisht nën kujdesin mjekësor.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./Egnatia news