Dy të moshuar vdiqën tragjikisht në Samos, pasi një zjarr shpërtheu në shtëpinë ku ata jetonin në Meseo Karlovasi.

90-vjeçari dhe gruaja 80-vjeçare janë lokalizuar në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm nga forcat zjarrfikëse. Në të njëjtën kohë, vajza e çiftit u plagos në përpjekje për të ndihmuar prindërit e saj dhe u dërgua në spitalin lokal me djegie të lehta dhe probleme me frymëmarrjen.

Zjarri ka nisur për një shkak të paqartë në kuzhinën e shtëpisë së tyre dhe është përhapur me shpejtësi duke e përfshirë atë.

Për të shuar zjarrin kanë tentuar 20 zjarrfikës me nëntë automjete.