DVP Elbasan

Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. Zh., 36 vjeç, banues në Prrenjas, pasi gjatë shoqërimit në Stacionin e Policisë Prrenjas, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin E. R., 19 vjeç, banues në Prrenjas, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një përforcues grushti (dorëzë metalike), e cila u sekuestrua në cilesinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.