Policia e Tiranës ka ndaluar kërkesën e kryedemokratit Sali Berishës për të zhvilluar protestë më 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë organizohet samiti me liderët e BE.

Sipas Policisë organizimi i  protestës cënon sigurinë kombëtare dhe atë publike.

Në shkresën drejtuar Partisë Demokratike thuhet se në kuadër të këtij samiti në vendin e njoftuar për mbajtjen e protestës janë marrë masa për ruajtjen e sigurisë dhe çdo organizim i tillë përbën rrezik për sigurinë kombëtare.

Ndërsa më poshtë theksohet se Policia është e gatshme për të organizuar mbarëvajtjen e çdo tubimi jashtë perimetrit të sigurisë.

Perimetri i sigurisë i njoftuar nga policia në 6 dhjetor:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në Bulevardin “Bajram Curri” përfshirë sheshin “Nënë Tereza”.

Rruga “Gjergj Filipi” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rrugova” deri tek kryqëzimi me rrugën “Papa Gjon Pali II”.

Rruga ” Lek Dukagjini” në gjithë gjatësinë e saj.

Rruga “Dervish Hima”, rruga “Sheh Ahmet Pazar”, rruga “Faik Konica”, rruga “Skerdilajd Llagar –

Rruga “Papa Gjon Pali II” në gjithë gjatësinë e saj, rruga Asim Zeneli, rruga “Themistokli Germenji”, rruga “Mustafa Matohiti”, rruga “Jul Variboba”, rruga Fatmir Haxhiu”.

Rruga “Ismail Qemali”, nga rruga e “Elbasanit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ibrahim Rrugova”.