Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato nga Vlora prezantoi planin e masave gjatë sezonit veror. Nga një prej akseve më problematike gjatë verës, Rradhimë-Vlorë, Qato tha se qëllimi i planit të masave është parandalimi i aksidenteve rrugore dhe shmangia e trafikut.
Qato ka kërkuar edhe mirëkuptim të qytetarëve, ndërsa ka theksuar se masat administrative do te jene të ashpra, duke paralajmëruar asnjë tolerim për ata që bëjnë parakalim të gabuar.
“Jemi në fillim të sezonit dhe Policia Rrugore ka marrë masat për të rritur gatishmërinë për të krijuar rrugë të sigurta për të gjithë pushuesit, për të rritur parametrat e sigurisë. Policia ka bërë një plan të plotë, që nga fillimi i sezonit dhe deri në fund në 15 shtator. Ka rritur gatishmërinë e forcave, ka maksimizuar punonjësit e policisë që të çojnë në zonat turistike”, tha Qato.
Sa i takon parandalimit te aksidenteve dhe vendosjes se gjobave, Qato tha: “Dje ishim në një forum me gjithë partnerët me sigurinë rrugore dhe fatmirësisht jemi në një trend të dukshëm të uljes së aksidenteve që na çon drejt mesatares së BE.
Megjithatë nuk jemi të kënaqur dhe policia ka shtuar prezencën në rrugë. Rezultati është shumë pozitiv por në duam minimizimin deri në nivelin zero të aksidenteve. Për këtë policia ka bërë një plan.
Kemi edhe shumë shtetas që vijnë nga vendet e tjera prandaj ka më shumë lëvizje në këtë periudhë. Pra plani është i ndarë në dy masa, për të parandaluar aksidentet, por edhe për të shmangur trafikun.
Nuk do të tolerojë asnjë drejtues mjeti që bën parakalime të gabuara sepse prishin bashkëjetesën qytetare dhe shkelin kodin rrugor. Secili duhet të presë radhën”
“Qëllimi nuk është të vendosim gjoba por ndërhyjmë në rast shkeljeje pasi mund të rrezikohet siguria”, u shpreh Qato nga Vlora.