Situata në kryeqytetin shqiptar nuk është aspak e qetë, pasi dita e sotme ka qenë e mbushur me trazira, pas ardhjes së tifozëve të Feynoord dhe Romës, për të parë nga afër finalen e Conference League nesër në orën 21.00. Në mënyrë që gjithçka të shkojë siç duhet, forcat e policisë janë detyruar të shpërndajnë turmat e krijuara, të pranishme afër kryeministrisë.
Vlen të theksojmë se të dyja tifozëritë kanë mbërritur në tokën shqiptare këtë të martë. Gjithashtu, nuk përjashtohet mbërritja e disa të tjerëve nesër.
