Një ditë para ndeshjes situata mes dy tifozerive të skuadrave që do të zbresin ditën e nesërme në fushën e blertë duket se ka dalë jashtë kontrollit.

Mbrëmjen e sotme janë regjistruar disa incidente në zona të ndryshme të kryeqytetit ku janë lënduar dy efektivë policie dhe një tjetër person u plagos pasi u godit me karrige.

Zonat më të nxehta të incidenteve janë ato të Pallatit me Shigjeta, 21 Dhjetori, zona e Drejtorisë së Policisë, pedonalja dhe 21 Dhjetori.

Policia ka vendosur kordonë sigurie në disa zona të ndryshme për të shmangur përplasjet mes dy grupeve të tifozëve.

Pre e sulmeve të tifozëve kanë rënë edhe uniformat blu, ndërkohë që te Drejtoria e Policisë së Tiranës një makinë e patrullës është sulmuar me objekte të forta.