Policia ka shtuar kontrollet në rrugë duke përdorur makinat inteligjente, radarët automatikë, dronët, kamerat dhe makinat e pauniformuara. 8 shoferë janë arrestuar dhe 109 leje drejtimi janë pezulluar për shkelje të ndryshme. Nga shoferët e arrestuar, 6 prej tyre ishin në gjendje të dehur ndërsa dy pa patentë.
Kontrolle intensive, duke përdorur makinat inteligjente, radarët automatikë, dronët, dragerat, kamerat dhe makinat e pauniformuara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh, nga të clët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Po gjatë kontrolleve janë evidentuar nga mjetet inteligjente dhe janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara, por pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit, 234 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi, në qendrat e banuara.
Janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 628 drejtues.
Janë ndëshkuar 211 drejtues mjetesh për parakalime të gabura dhe 6 për manovra të gabuara apo gara shpejtësie.
395 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.
103 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe të shenjave sinjalizuese gjatë natës.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.