Vitet e fundit gratë shpesh kanë dhënë mesazhe me anë të veshjeve të tyre. Shumë e shpeshtë është bërë kjo gjë dhe nëpërmjet grave të cilat kanë poste të rëndësishme siç është dhe zonja e parë e Amerikës Jill Biden.

Ajo dha një mesazh që shfaqen e parë në publik me anë të palltos lejla dhe tani po bën të njëjtën gjë si një kundërpërgjigje për ish zonjën e parë, gruan e Donald Trump.

Joe Biden pati takimin e tij të parë personal me kryeministrin Boris Johnson. Por, të gjithë vëmendjen e mori veshja e Zonjës së Parë, Jill Biden. Në pjesën mbrapa të xhaketës së saj të zezë shkruhej me gurë “LOVE” (dashuri).

Ky shkrim u ka kujtuar njerëzve  xhaketën famëkeqe, me një mesazh totalisht të ndryshëm nga ky, që ish-Zonja e Parë Melania Trump veshi në vitin 2018 kur vizitoi në Teksas një qendër me fëmijë emigrantë. Në pjesën e pasme të xhaketës së saj shkruhej:

 “Me të vërtetë nuk më intereson, po ju?”

Kur u pyet nga gazetarët,  Jill nuk foli drejtpërdrejt për ngjashmërinë me veshjen e Trump, por tha:

“Oh, dashuri? Unë mendoj se ne po sjellim dashuri nga Amerika. Kjo është një konferencë globale dhe ne po përpiqemi të sjellim unitet në të gjithë globin. Dhe mendoj se është e nevojshme tani, që njerëzit të kenë një ndjenjë uniteti nga të gjitha vendet dhe një ndjenjë shprese pas këtij viti pandemi.”