Këtë të premte në Teatrin e Operës dhe Baletit u mbajt për herë të parë mbrëmja Gala e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Gjatë këtij eventi vajzat dhe djemtë që kanë lënë më tepër shenja në fushën e blerë gjatë vitit 2022 u shpërblyen me çmimin e “më të mirit” për kategoritë përkatëse.

Mes shumë figurave të njohura të sportit e pranishme ka qenë ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, deputeti socialist Taulant Balla si dhe shumë figura të tjera nga politika.

Sigurisht pjesë e kësaj mbrëmje janë bërë edhe personazhe të njohur të televizionit dhe biznesit. Në mesin e të fuarëve ka qenë Aleksandër Frangaj si dhe Zamir Mane.

Ndërkohë, më herët gjatë fjalës së tij presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, e përshkroi vitin 2022 si një vit plot dinamika, ngjarje të rëndësishme dhe prezantime dinjitoze të Shqipërisë në sytë e botës, duke cekur kështu finalen e Conferenc League 2022 e cila u mbajt më 25 Maj në “Air Albania”.