Home AKTUALITET POLITIKA QË NA BËRI TA URRËJMË POLITIKËN!(Por, në fakt, duhet të urrejmë...

POLITIKA QË NA BËRI TA URRËJMË POLITIKËN!(Por, në fakt, duhet të urrejmë politikëbërjën!)

75

Shkrim nga Albana Tare.

Veç 30 vite kemi që merremi me politikë ne shqiptarët!

Veç 30 vite, se më parë as që guxonim ta përmendnim këtë fjalë! Na shkatërronte jetën, nëse do harronim e do ta artikulonim, qoftë edhe pa dashje! Nuk na lejonte kush ta kishim pjesë të fjalorit tonë!

Ndryshe… ndryshe, gjithcka jona shkatërrohej me brezni!

Kurse këto 30 vite paskëshim patur një etje të madhe, pikërisht për përdorimin e këtij termi! Paskëshim dashur shumë të merremi me politikë! Ndoshta nga mungesat e dikurshme të pranisë së saj ndër ne! Ndoshta…edhe nga guximi i të marrit që ne shqiptarët na karakterizon, rendëm secili të tregojë se di të bëjë politikë, qoftë ajo edhe për së prapthi!

Dhe filluam të politikojmë që nga i mëncuri, te injoranti, t batakciu, te arroganti, e deri te krimineli më i madh që njerëzimi paskësh njohur! Kjo sepse politikën e kujtuam aq sa të lehtë në bërje, po aq edhe në shfrytëzim e vjelje përfitimesh! Pooor, vetëm për disa ama! Vec për ato që nga politika nuk kishin marrë vesh gjë farë!

E sot…sot, kur të gjithë rendin të merren me politikë, sot kur askush nuk kursen të japë mend se si të bëjmë kështu apo ashtu, po të gjithë, me gjithë qënien tonë, urrejmë të dëgjojmë për politikën, përveç politikëbërësve që asaj ia kanë parë mirë lezetin! Përvec atyrë që ditën të luajnë mirë bixhozin ë ndyrë të politikëbërjes përfituese për ta dhe shkatërruese për popullin, që aq shumë shpresë kish!

Por ama, nuk duhët të cuditemi fare kur shohim njerëz që me dufin e mbledhur 30 vjeçar, urrejnë ta dëgjojnë sërish këtë fjalë, edhe pse gabim e kanë! Së nuk duhet urryer politika, por politikëbërja! Së në fakt, edhe fjala që “Politika është ku…”, duhet zëvendësuar mendoj me shprehjen, “Politikëbërja është ku…!”

Është pikërisht kjo politikëbërjëe, kaluar dorë më dorë, frekuentuar nga lloj lloj palaçosh, që na bën të humbim besimim, se ka edhe politikë të mbarë, që sigurisht do na ndihmojë të bëjmë përpara ne si komb! Se ka edhe njërëz të rinj, por të rinj fringo farë ama, që e shohin politikën si shpresën e vetme për ndryshim! Ë këto janë vërtetë ato, që ndoshta do dinë vërtetë të mirëbëjnë politikën në të mirën tonë! Jo vetëm se nuk e njohin batakcillëkun ë të bërit politikë për 30 vitë, por sepse vizioni i tyrë për ardhmërinë është më i bukur, më i pastër, më i dlirë, pikërisht sepse është rinor!

Le të shpresojmë pra se politika, aq sa e dashur për 30 vite, po aq e urryer nga ne shqiptarët pas 30 vitësh, pikërisht në këtë vigjiljë 30 vjecari, do të bjerë në dorë të të pakorruptuarvë politikëbërës të rinj, por të rinj farë ama! Le të shpresojmë dhe urojmë që …”I pastë ardhtë fundi politikës që prodhon dhunë dhe viktima”! E pastaj, le të vazhdojmë të shpresojmë se gjërat më të mira të së ardhmës së imagjinuar, do të jenë tonat e lehtësisht të prekshme nga ne! /Egnatia News