Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensy tha se nuk ka asnjë dyshim se raketa që shkaktoi shpërthimin në Poloni të jetë ukrainase, raporton agjencia e lajmeve Interfax.
Zelensky shtoi se Ukraina “duhet të ketë akses” në vend, ku dy persona vdiqën dhe katër u plagosën.
Komenti i tij vjen pasi Polonia dhe NATO thanë se vendi mund të jetë goditur nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase, duke theksuar se nuk ka “asnjë tregues” se ishte sulm i qëllimshëm.
Megjithatë, kryeministri polak tha se “nuk mund të përjashtojë mundësinë” se sulmi pak kilometra nga kufiri ukrainas të ketë qenë “provokim”, shkruan Sky News.
Kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha: “Ne nuk mund të përjashtojmë mundësinë që bombardimi i infrastrukturës ukrainase pranë kufirit ishte një provokim i qëllimshëm.
Në fillim të shpërthimit mediet perëndimore raportuan se raketa që ra në Poloni ishin ruse, ndërsa sot shefi i NATO-s, Jens Stoletenberg tha tha se raketa që kishte rënë në Poloni i përkiste Ukrainës dhe theksoi se Aleanca nuk ka indikacione se Rusia synon të sulmojë NATO-n.
“Hetimi për shpërthimin në Poloni është në vazhdim. Nuk ka asnjë tregues se ky ishte rezultat i një sulmi të qëllimshëm dhe nuk ka asnjë tregues se Rusia po planifikon një sulm ndaj NATO-s ”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
“Nuk është faji i Ukrainës, Rusia duhet të ndalojë luftën,” përfundoi Stoltenberg.
Pa kësaj Polonia dhe NATO thanë se ndoshta bëhet fjalë për një raketë të humbur të lëshuar nga mbrojtja ajrore e Ukrainës dhe jo, siç sugjeruan fillimisht disa raporte, nga Rusia./abcnews.al/