Policia e Tiranës ka arrestuar një 55-vjeçar, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të dyja familjet janë nga Saranda dhe jetojnë me qira në Tiranë.

Sipas burimeve të ABC, i arrestuari është shok me babanë e vajzës. 55-vjeçari ka shkuar për vizitë në shtëpinë e shokut dhe e ka gjetur vajzën vetëm në shtëpi. Më pas ai ka kryer marrëdhënie seksuale me forcë me 11-vjeçaren. Sot në drekë ekspertiza vërtetoi se vajza është e deformuar dhe është vërtetuar akti seksual.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Abcnews.al/