Home AKTUALITET Populli fukarallëk, qeveria maskarallëk”, Kukësi proteston kundër rritjes së çmimeve

Populli fukarallëk, qeveria maskarallëk”, Kukësi proteston kundër rritjes së çmimeve

19

Qytetarë të shumë në numër po protestojnë në formë marshimi në shëtitoren kryesore të qytetit të Kukësit kundër rritjes së çmimeve dhe shtrenjtimit të jetesës.

Protestuesit me pankarta në duar kërkojnë uljen e çmimeve dhe kërkojnë gjithashtu një qeverisje të përgjegjshme pasi sipas tyre 30 vjet Kukësi është vjedhur sistematikisht nga çdo politikan.

“Populli fukarallëk, qeveria maskarallëk”, ishte një nga pankartat që një qytetare mbane në duar. “Politikanët dhe qeveritarët nuk kujdesen për qytetarët, ata kujtohen kur njerëzit ngihen dhe bërtasin dhe nuk e bëjnë punën e tyre. Zero minuta kujdesen për qytetarët.”

“I jemi bashkuar protestës se çdo gjë është rritur. E kam dëgjuar që thotë janë këta të Shtëpisë së Lirisë. Ne nuk jemi të shtëpisë së Lirisë, por jemi të Shtëpisë së fëmijës. Kemi fëmijë në shtëpi. Nuk jemi partiakë, duam të ulim taksën, të na shërbejnë.”

“Interesat bazike për uljen e çmimeve sepse ka abuzime jo vetëm nga politika por edhe nga bizneset.”

Qytetarët prej 5 ditësh po protestojnë nga jugu në veri kundër rritjes abuzive të çmimeve.