Një shqiptar 38 vjeç dhe rumuni 22 vjeçar kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kapën me sasi të mëdha droge.

Sipas mediave italiane, policia sekuestroi 3 kg kokainë dhe 19.5 kg hashash.

Dy të rinjtë u kapën teksa po lëviznin me Porsche dhe brenda makinës luksoze u gjet kokainë. Mësohet se pjesa më e madhe e drogës së kapur ishte e destinuar për t’u dërguar në Pratos, pasi ishte zona ku shqiptari takohej shpesh me shpëndarës droge. Nëse sasia e lëndës narkotike do të ishte shitur do të kishte kapur vlerën e 700 mijë eurove.