Deputetja e zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka bërë një denoncim të fortë me foto në rrjetet sociale, ku thotë se ka rënë tavani i spitalit të pediatrisë, duke lënë të plagosur një fëmijë të shtruar.

Zhupa shprehet se kjo ka ndodhur për shkak të gjendjes katastrofike në të cilën janë lënë spitalet, duke rrezikuar jetën e fëmijëve, pikërisht në ditën kur është dhe festa e tyre.

Ajo kërkon hetim të menjëhershëm për përgjegjëstit e kësaj ngjarje, ndërsa nuk bëhet me dije gjendja në të cilën ndodhet fëmija që ka mbetur i lënduar.

Denoncimi i Ina Zhupes:

1 qershori ne Pediatrine Tirane!

Kushtet e spitaleve skandaloze te shendetesise rrezikuan edhe jeten e femijeve.

Tani ne spitalin e pediatrise sapo u plagos nje femije nga renia e tavanit.

Duhet hetim dhe venia para drejtesise te atyre qe rrezikojne jeten e femijeve pikerisht ne vend ku duhet te shpetojne jeten dhe shendetin.