Policia e Tiranës, ka zbardhur 7 vjedhje në banesa dhe në biznese të ndodhura në kryeqytet në kohë të ndryshme. Në pranga për këto vjedhje kanë rënë Aleksandër Ndrelalaj 53-vjeç, Erandoi Alo 30 vjeç banues në Fushë Krujë dhe Glodjan Dervishi 40 vjeç, banues në Tiranë.

Ka qenë Komisariati nr.2, të cilët kanë hapur kamerat e sigurisë pas denoncimeve të marra, duke zbuluar edhe identitetin e autorëve. Sipas Policisë, 30-vjeçari Erando Alo dyshohet se ka vjedhur një shumë parash me datë 1 mars në një biznes në sheshin “Karl Topia”, ndërsa dy të arrestuari, dyshohet se kanë vjedhur shuma parash në 6 banesa, në kohë dhe vende të ndryshme.

AbcNeës, ka siguruar edhe pamjet e momentit kur 30-vjeçari futet në një kioskë dhe vjedhj rreth 10 mijë lekë të rinj. Për sa u përket dy autorëve të tjerë të arrestuar, sipas policisë, ata vëzhgonin kryesisht banesa private, dhe në momentet që nuk kishte njerëz në to, hynin dhe merrnin paratë dhe sendet e tjera me vlerë.

Të shtunën 3 muaja pas ngjarjes, krimet e rënda në polici, zbardhën edhe tentativën e grabitjes në fshtatin Prush. Përkatësisht në pranga Klodjan Çypi dhe Kleotild Bardhi, 37 dhe 32 vjeç u arrestuan nga forcat e komisariatit nr.6 ndërsa në kërkim u shpall një tjetër person i dyshuar si i përfshirë. Këta persona dyshohet se janë edhe autorët e grabitjes së një argjendarie në Kamzë