75-vjeçari i apasionuar pas punës

Ky që shihni në këto pamje është Gaqo Veçani. Edhe pse është 75 vjeç Gaqon e gjen çdo ditë duke shitur lule. Prej 25 vitesh ai shet lule si një mënyrë për të fituar edhe të ardhura pasi thotë se me pensionin që merr nuk I mjafton për të mbuluar të gjitha shpenzimet që ka.

 Gaqo tregon për Egnatia News se që pas vdekjes së bashkëshortes kjo punë i jep motivim për të jetur dhe e bën të mos ndjehet i vetmuar edhe pse ai ka 4 fëmijë.

Në Shqipëri për shkak të pensioneve të ulta si dhe vështirësive ekonomike shumë të moshuar detyrohen që të dalin të shësin në rrgë për të siguruar të paktën disa të ardhura shtesë për të ndihmuar familjet e tyre.