Dua Lipa dha një koncert fantastik në Madrid mbrëmë në kuadër të ‘Nostalgia Ultra Tour’ dhe për disa orë u bë mbretëresha e kryeqytetit spanjoll.

Megjithatë, askush nuk e priste atë që ndodhi pas koncertit. Imazhet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë Dua Lipën e shoqëruar nga aktori Aron Piper pas performancës së saj në një klub nate në Madrid.

Piper u bë i famshëm për rolin e tij si ‘Ander’ në Elite , një serial televizive spanjolle e Netflix. Së bashku dhe shumë të afërt dy artistët vazhduan festën në një klub nate në Madrid, duke shijuar në maksimum kërcimin, përkëdheljet dhe shikimet mes njëri-tjetrit.

Imazhet tregojnë një qëndrim shumë të afërt mes aktorit 25-vjeçar dhe këngëtares 26-vjeçare të hiteve globale si ‘Cold Heart’, ‘New Rules’ dhe ‘Break my Heart’.

Aron Piper ka përfunduar lidhjen me modelen katalanase Jessica Goicoechea.