Presidenti Ilir Meta ka shprehur gatishmërinë e Shqipërisë për të promovuar paqen edhe si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB, për të dekurajuar çdo konflikt që cenon sovranitetin, vlerat e lirisë, dëmton paqen dhe zhvillimin.

Teksa ndodhet në Forumin Botëror për Kulturën dhe Një Paqe të Drejtë, Meta u shpreh se situata tepër kritike në Ukrainë është një mësim dhe një kambanë alarmi për të gjitha vendet dhe udhëheqësit e tyre.

Situata tepër kritike në Ukrainë është një mësim dhe një kambanë alarmi për të gjitha vendet dhe udhëheqësit e tyre. Kërkohet vendosmëri dhe mençuri për të parandaluar eksperimente territoriale në rajone të tjera. Është e domosdoshme të ndërtohet mekanizma funksionalë dhe të efektshëm për të garantuar paqen dhe sigurinë, si në nivel rajonal ashtu edhe në atë globale. Paqja, siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë thelbësisht të lidhura me paqen dhe prosperitetin e kontinentit europian. Shqipëria mbetet e përkushtuar në promovimin e paqes dhe në angazhimin e saj, edhe si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB, për të dekurajuar çdo konflikt që cenon sovranitetin, vlerat e lirisë, dëmton paqen dhe zhvillimin.

(BalkanWeb)