Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që këtë të dielë ta kalojë në Tivar në Mal të Zi. Ai ka publikuar disa foto nga takimi me Arqipeshkvin, Imzot Rrok Gjonlleshaj.
Meta shkruan se ka marrë dhuratë nga Arqipeshkvi, botimin “Monografia e Arqipeshkvisë së Tivarit” e cila i kushtohet njërës prej organizimeve kishtare më të vjetra në rajon.
Postimi i plotë i Presidentit Meta:
Një rikthim i shumëpritur në Tivar, ku si përherë është kënaqësi të takohem dhe të bisedoj ngrohtësisht me Arqipeshkvin, Imzot Rrok Gjonlleshaj.
E vlerësoj dhuratën e tij, “Monografinë e Arqipeshkvisë së Tivarit”, një botim voluminoz kushtuar njërës prej organizimeve kishtare më të vjetra në rajonin tonë, që mezi pres ta lexoj.