Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë, epiqendra e të cilit ishte provinca e Kartalit, u ndje dje pasdite në Stamboll. Mediat e huaja raportojnë se askush nuk u lëndua nga lëkundjet, të cilat shkaktuan panik tek banorët.

Frika më e madhe për banorët ishte se mos tërmeti pasohej nga një i dytë, ndaj dhe qytetarët shihen në panik jashtë banesave të tyre.

Anëtari i fakultetit ITU Övgün Ahmet Ercan, në vlerësimin e tij të tërmetit në Stamboll, tha: Ishte çlirim lokal i tensionit. Nuk janë paralajmërimet e një tërmeti të madh. Unë nuk pres një tërmet të madh pas kësaj.

Vendi u trondit vitin e kaluar nga një prej tërmeteve më shkatërrimtare në qytetin bregdetar të Izmirit, ku u humbën jetën më shumë se 100 vetë. 

fax web