Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shprehur ditën e sotme se shteti i tij do të lejojë eksportin e grurit në Shqipëri.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Vranjë, Vuçiq deklaroi se gruri, vaji, mielli e sidomos misri janë gjithnjë e më të kërkuar në rajon dhe në botë.
Presidenti theksoi se e njëjta gjë do të vlejë për çdo vend në rajon.
“Kemi grurë, vaj, dhe misër që kërkohet, kemi nënshkruar një kontratë me shpejtësi. Janë 350 mijë ton grurë i kam thënë Qeverisë: Të lutem ndalo, që ta ruajmë për qytetarët tanë dhe ne kemi mjaftueshëm” – tha Vuçiç.
“Do të lejojmë së shpejti eksportin e grurit në Shqipëri, kështu do të jetë edhe me vendet e tjera të rajonit”, tha ai.
Ai bëri me dije se disa tregtarët dhe tre kompani të tjera i kanë kërkuar leje eksporti.“Janë të arsyeshme, e kanë marrë çmimin dhe është miratuar sa mund të eksportojnë”, shpjegoi ai.
Do të lëshojmë eksporte të kontrolluara që të mos rrezikojmë nevojat e popullatës vendase”, tha Vuçiç.
“Njerëzit në rajon nuk do të kenë probleme, ne kemi një gjendje të mirë të të gjitha mallrave, nuk kemi probleme” theksoi ai.
“Për sa i përket naftës, ne kemi këtë formulë për të cilën kemi lënë mënjanë shumë sasi, ndërsa çmimi po rritet në mënyrë drastike më ngadalë se në vendet e tjera”, shtoi presidenti serb.