Në Ditën Botërore të Librit, të kthejmë vëmendjen te libri shqip!

23 Prilli është një datë simbolike për letërsinë botërore sipas UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara Arsimore, Shkencore dhe Kulturore) . Për shkak se ishte pikërisht kjo datë në 1616 që Cervantes, Shakespeare dhe Inca Garcilaso de la Vega ndërruan jetë. Është gjithashtu data e lindjes ose vdekjes së autorëve të tjerë të shquar, të tillë si Maurice Druon, Haldor K.Laxness, Vladimir Nabokov, Josep Pla dhe Manuel Mejía Vallejo.

Dita Botërore e Librit dhe e Drejtës së Autorit u krijua në 1995 nga UNESCO, për të inkurajuar të gjithë, dhe në veçanti të rinjtë, të zbulojnë kënaqësinë e leximit dhe të fitojnë një respekt për kontributet e pazëvendësueshme të atyre që kanë çuar më tej përparimin shoqëror dhe kulturor të njerëzimit. Duke pasur këtë në mendje, UNESCO krijoi Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit.

Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin në lidhje me përfitimet e leximit të librave. Gjithashtu synon të nxjerrë në pah fuqinë e librave dhe aftësinë e tyre për t’u dhënë lexuesve njohuri dhe vlera. Gjithashtu kjo ditë shërben për të falënderuar ata autorë dhe artistë që krijuan veprat dhe zotohen të vazhdojnë të mbrojnë punën e tyre përmes të drejtave të autorit.

Presidenti Begaj ka uruar në këtë ditë të veçantë, duke bërë edhe një thirrje për të mbështetur dhe për të motivuar shkrimtarët, përkthyesit, botuesit, studiuesit, lexuesit, të gjithë ata që bëjnë të mundur q  ë trashëgimia më e madhe identitare e jona, gjuha shqipe, të mbrohet e të pasurohet çdo ditë e më shumë.

Postimi i plotë i Presidentit Begaj në Facebook:

Në Ditën Botërore të Librit, të kthejmë vëmendjen te libri shqip!

Të mbështesim dhe të motivojmë shkrimtarët, përkthyesit, botuesit, studiuesit, lexuesit, të gjithë ata që bëjnë të mundur që trashëgimia më e madhe identitare e jona, gjuha shqipe, të mbrohet e të pasurohet çdo ditë e më shumë!