Spiro Maliqi merr zyrtarisht detyrën e Prefektit
Sot në ambientet e prefekturës së Elbasanit u zhvillua ceremonia e prezantimit të prefektit te ri. Spiro Maliqi do të jetë prefekti i ri i qarkut të Elbasanit. Prezantimin e tij e bëri zv.Ministrja e Brendshme ″Romina Kuko″ e cila u shpeh besimplotë se Maliqi do të jetë një element që do të kontribojë për qarkun e Elbasanit.
Nga ana e tij prefekti i sapozgjedhur u shpreh i kënaqur për besimin e dhënë si dhe u zotua se do përfaqësojë në mënyrë dinjitoze qarkun e Elbasanit si prefekt. Ai u shpreh se pavarësisht moshës së re e cilësonte veten kompetent, me vullnet dhe të aftë për të përballuar sfidat.
Spiro Maliqi perfekti i ri vjen nga një eksperincë e gjatë në fushën juridike. Më parë Maliqi ka mbajtur edhe poste të ndryshme në Bashkinë e Elbasanit. Më herët postin e Prefektit e ka mbajtur ″Klevis Xhoxhi″ i cili me marrjen e mandatit u bë depute i PS për Elbasanin.
Në ceremoninë e prezantimit morën pjesë edhe disa nga krerët e bashkive të qarkut të Elbasanit si kryebashkiaku i Belshit dhe Librazhdit.