Ngjitet Tërbuni

Flamurtari bie në Kategorinë e Dytë. Vlonjatët janë mposhtur në finalen e “Play-Out” nga Tërbuni, duke u rrëzuar kështu një kategori më poshtë, ndërkohë që nga ana tjetër pukjanët rikthehen kështu në Kategorinë e Parë pas një sezoni mungesë.

Në “Elbasan Arena” ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, që kërkonin me ngulm golin e avantazhit, por nuk ia dolën të gjejnë dot, as pas 120 minutave lojë. Skuadra fituese do të zgjidhej nga penalltitë, aty ku Tërbuni ishte më i saktë, duke shënuar në të pesta gjuajtjet, ndërsa për Flamurtarin humbi gjuajtjen e fundit “Andi Ribaj“.

Pas 120 minutave lojë, asnjëra prej skuadrave nuk ka arritur të gjejë golin dhe në këtë mënyrë i drejtohen penalltive.Pas ndeshjes Edmond Dalipi i pukjanëve u shpeh i lumtuar për fitoren.

Kjo ndeshje ishte një tronditje e dyfishtë për Flamurtarin, që pasi u rrëzua një sezon më parë nga Kategoria Superiore në të Parën, tashmë e shikon veten akoma më poshtë, duke u fundosur në Kategorinë e Dytë.