Prezenca e OSBE në Tiranë ka uruar Bajram Begajn për zgjedhjen si President i Republikës së Shqipërisë.
OSBE shkruan në faqen zyrtare se presin me kënaqësi një bashkëpunim të frytshëm me institucionin e presidencës.
“Përgëzime të ngrohta Bajram Begajt për zgjedhjen President i ardhshëm i Republikës, dhe urimet më të mira për pesë vitet në postin më të lartë, si përfaqësues i unitetit të popullit. Prezenca e OSBE-së pret me kënaqësi një bashkëpunim të frytshëm”, shkruan OSBE.
Më herët, ambasada e SHBA-së, ajo gjermane dhe BE uruan Bajram Begajn për zgjedhjen e tij në krye të shtetit.