Një prift i dehur dyshohet se vrau një burrë gabimisht gjatë sakrifikimit të një kafshe në Indi.

I dyshuari, i quajtur Chalapathi, kishte për qëllim të priste kokën e një dhie si pjesë e festimeve të dielën për Sankrati – një festë hindu.

Në vend të kësaj, prifti dyshohet se ka humbur objektivin e tij dhe i ka prerë fytin 35-vjeçarit Suresh, burrit që mbante dhinë.

Disa raporte thanë se viktimës i ishte prerë koka, ndonëse fotografitë që tregonin të ndjerin Suresh në spital duket se e përgënjeshtronin këtë.

Incidenti i tmerrshëm ndodhi në Valasapalli në lagjen Chittoor të Andhra Pradesh, dhe  mediat lokale të lajmeve raportuan se incidenti ishte një aksident tragjik.

Agjencia e lajmeve United News of India (UNI) raportoi se Suresh ishte i martuar me dy fëmijë.

Sakrifica ishte pjesë e festivalit të kafshëve të Kanuma, i njohur gjithashtu si Pasuvula Panduga, sipas UNI. Kanuma zhvillohet në ditën e tretë të Sankranthi në Andhra Pradesh.

Sipas India Times, një grumbullim i madh njerëzish  ishin mbledhur për të nisur ritualin të dielën në mbrëmje, i cili vazhdoi deri në mesnatë, shkruan DailyMail.

Turma shkoi në një tempull kushtuar perëndeshës Yellamma (perëndeshë mbrojtëse e Andhra Pradesh) në periferi të fshatit për të kryer sakrificën rituale të kafshëve.

Pikërisht atëherë ndodhi ngjarja fatale, ku prifti i dehur, i ngarkuar me kryerjen e sakrificës, humbi objektivin.

Me gjakderdhje të madhe, viktima u dërgua në spitalin qeveritar Madanpelle ku u deklarua i vdekur.

Një video e viktimës në spital tregonte një plagë në qafë.

Sipas raporteve lokale, Chalapathi është arrestuar.

Prifti i dehur i pret kokën gabimisht 35-vjeçarit gjatë