Meghan Markle dhe Princi Harry janë bërë prindër për herë të dytë tashmë! Të dy kanë njoftuar se janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin “Lilly”.
“Lilibet “Lilly” Diana Mountbatten-Windsor, lindi të Premten, 4 Qershor në orën 11:40 në kujdesin e besuar të mjekëve dhe stafit në Spitalin Santa Barbara Cottage në Santa Barbara, California. Të dyja, nëna dhe foshnja janë shëndoshë e mirë dhe ndodhen në shtëpi. Lilly mban emrin e stërgjyshes së saj, mbretëreshës, pseudonimi i së cilës është Lilibet.
Emri i saj i mesit, Diana, u zgjodh për të nderuar gjyshen e saj të dashur të ndjerë, Princeshën e Uellsit,”-thuhet në njoftimin zyrtar.
Ky është fëmija i dytë për çiftin, të cilët gjithashtu janë prindër të një djali 2-vje☼ar të quajtur Harrison Mountbatten-Windsor. Çifti njoftoi shtatzëninë e Meghan në Ditën e Shën Valentinit, ndërsa gjininë e ndanë gjatë intervistës me Oprah Winfrey, në mars.