Princi Philip, Duka i Edinburgut, është larguar nga spitali i Mbretit Edward VII në Londër pas një muaji i shtruar.

99-vjeçari, i cili bëri një operacion në zemër në fillim të këtij muaji, është në gjendje të mirë shëndetësore pasi u lirua sot.

 “Lartësia e tij mbretërore dëshiron të falënderojë të gjithë stafin mjekësor që u kujdes për të në spitalin e mbretit Edëard VII dhe spitalin St Bartholomeë dhe për të gjithë ata që ishin të shqetësuar për të”, shtoi deklarata.

Një burim pranë familjes mbretërore tha se kjo nuk kishte të bënte me COVID-19. Princi është i martuar me Mbretëreshën Elizabeth II dhe të dy kanë marrë një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.

Duka do të mbushë 100 vjeç në qershor dhe u tërhoq nga jeta publike në vitin 2017.

Top Channel