Ilirjana Kucana: Unë jam familjare, pa e ditur se ishte Jonada mbesa jonë, jam trishtuar pafund. Është tmerr i vërtetë, është për tu admiruar forca që kanë gjetur prindërit për të pritur dhe përcjellë njerëz. S’kam fjalë për dhimbjen tonë!
Të ikësh në emigracion e të punosh si bledari e ermira dhe të kthehesh herë pas here nga atdhedashuria dhe të merrnin këtë për shpërblim, aq më tepër nga një drejtues policie. Ai edhe pas incidentit, ka xhiruar nën efekt droge. Nuk dua të bëj politike, s’është çështje politike sepse mund ti ndodhë kujtdo. Pas ngjarjes, kam frikë të dal në rrugë me vajzën se e ke në duar dhe vijnë e i marrin jetën, hallat kanë parë të gjithë skenën makabre.
Të respektohet dhimbja që ka pushtuar atë familje, kreu i shtetit e ka rënduar dhimbjen me deklaratat që ka bërë.Jonada është nënshtetase angleze dhe ju siguroj se do e ndjekim deri në fund.