Pas Kryeministrisë, dhe Presidencës protestuesit janë zhvendosur sërish.  Ata kanë marshuar drejt institucionit të Drejtërisë së Policisë. Protestuesit, kërkojnë një qëndrim zyrtar edhe nga Presidenti i Republikës.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçit dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.

Qytetarët i kanë dhënë ultimatum kryeministrit Edi Rama se nëse deri të hënën nuk shkarkon dy ministrat sipas tyre përgjegjës, protesta nuk do ndalen./