Nisi fillimisht nga dy prindër në Britaninë e Madhe, të cilët refuzuan të quheshin nënë dhe baba, por në vend të kësaj prindi një dhe prindi dy. Më tej disa organizata bënë kërkesën që në dokumente punësimi në sektorë privatë dhe publikë, apo në aplikime si pasaporta, etiketimi të ndryshohet në prindi 1 dhe prindi 2, pasi sipas tyre kështu largohet pabarazia gjinore dhe të drejtat e punës, por edhe e drejta e regjistrimit ligjor të fëmijëve në dokumente që kanë dy baballarë apo dy nëna.

Ky debat që ka përfshirë disa vende, ka prekur edhe Shqipërinë. Rrjetet sociale po zien me komente dhe nuk kanë munguar as reagimet e të famshmëve. Komentet janë të ndryshme, disa përdorin terma fyes ndaj komunitetit, ndërsa të tjerë shfaqen neturalë.

Anëtarë të Komunitetit LGBTI në Shqipëri i kanë dhënë zë këtij propozimi. Xheni Karaj, një prej anëtareve të komunitetit u përfshi në një debat në një studio televizive me një psikologe lidhur me ndryshimin e termave. Të pyetur nga Egnatia Neës qytetarët elbasanas shprehen kundër kësaj.

Ata thonë se nuk mund të prishet tradita.

Ky debat I cili ka përfshirë shumë vende të botës ende nuk ka marrë një version zyrtarë por shumë shtete janë shprehur se nuk do ta lejonjë diçka të tillë. / Egnatia news