Reperja e njohur kosovare, Loredana është shfaqur krahë një mashkulli në pozat e fundit të postuara në rrjete sociale, identitetin e të cilit nuk e tregon!

Kush po fshihet atje?”, shkruan reperja bashkangjitur fotove, duke ngritur pikëpyetje…

Nuk dihet nëse do të jetë ndonjë bashkëpunim i Loredanës me ndonjë reper tjetër apo është ndonjë aktor në ndonjë klip të reperes.

Kujtojmë se, Loredana prej kohësh i ka dhënë fund lidhjes së saj me reperin kosovar, Mozzik, edhe pse me këtë të fundit janë parë disa herë së bashku edhe pas ndarjes.

Ndarja e tyre bëri shumë bujë në mediat rozë, dhe Loredana e Mozzik vendosën që të mos reagonin rreth lajmeve të ndryshme që u bënë rreth tyre.

Top channel