KAVAJË
Një ditë pas vizitës të kryetarit të opozitës Lulzim Basha në Kavajë, policia ka proceduar 24 persona.
Policia e Kavajës ka proceduar 24 persona për organizim të tubimit të paligjshëm dhe bllokim të lëvizjes së mjeteve.
Kreu i PD Lulzim Basha u prit dje në Kavajë nga qindra persona dhe nuk mungoi habia e tij për praninë e tyre. Madje kreu i PD iu bëri thirrje disa herë për respektimin e distancës dhe vendosjen e maskave.
