Vjosa Muriqi, blogerja bukuroshe shqiptare ka ndarë një lajm shumë të ëmbël me ndjekësit në rrjetin e saj social Instagram. Ajo ka bërë të ditur se është bërë nënë për herë të tretë dhe ka publikuar fotot emocionuese nga spitali.

Ajo ka publikuar disa foto ku shfaqet nga spitali me fëmijën e porsalindur në krahë.

“Mirë se vjen anëtari i ri i familjes! Më daten 21.06.2021 u shtua familja jonë më një engjëll të tretë♥ Mirë se erdhe shpirti jonë. Te duam perjetesisht”, ka shkruar ajo krahas fotove.


Kujtojmë se Vjosa është nënë e dy vajzave. Vogëlushet quhen Dea dhe Parajsa, të cilat janë bërë të njohura gjithashtu për publikun, pasi blogerja nuk ngurron që t’i publikojë ato në rrjete sociale.

Shpeshherë ajo ka qenë e ftuar në programe televizive ku ka treguar detaje nga jeta e saj private. Kohë më parë, e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Vjosa zbuloi se ka një raport të shkëlqyer me të vjehrrën dhe nga ajo merr këshilla se si të kujdeset për dy vajzat e vogla, Dean dhe Parajsën. Vjosa thotë se i ka shumë “bezdi” medikamentet dhe kur vajzat sëmurën pyet të vjehrrën se si mund të trajtojë të bijat me mjekime alternative.

”Gjithmonë kur vajzat janë të sëmura unë thërras vjehrrën dhe ajo më jep disa këshilla shtëpiake që të më shëroj fëmijët sa më parë, por jo me medikamente”, tregonte Vjosa Muriqi.

icon style