Në Pikën Kufitare të Kapshticës ka probleme me sistemin TIMS, prej mbrëmjes së djeshme. Mësohet se prej 12 orësh në doganën e Kapshticës për shkak të një defekti në sistemin e përpunimit të të dhënave veprimet për hyrjet daljet e qytetarëve bëhen manualisht.

Sipas drejtorisë së kufirit, bëhet me dije se po punohet me regjistra, por nuk ka radhë mjetesh. Deri tani lëvizjet janë normale, pasi janë shtuar edhe punonjësit e policisë kufitare që bëjnë regjistrimin e qytetarëve. /abcnews.al